Politika e privatësisë

Përditësuar: 4 nëntor 2026 · Platforma: menusjaime.space (CRM dhe mesazhe për biznese)

Kjo politikë shpjegon çfarë të dhënash përpunon platforma jonë, pse, dhe si mund t'i kontrollosh. Platforma u mundëson bizneseve të menaxhojnë klientët dhe të marrin e dërgojnë mesazhe nga WhatsApp, Facebook Messenger dhe Instagram në një vend të vetëm.

1. Kush jemi

Operatori i platformës është Eduard Zhurka, NIPT (NUIS) L54518030M, Korçë, Shqipëri. Kontakt: edi.zhurka@yahoo.com.

2. Të dhënat që përpunojmë

3. Pse i përdorim

Nuk i shesim të dhënat e askujt dhe nuk i përdorim për reklama të palëve të treta.

4. Të dhënat nga Meta (Facebook dhe Instagram)

Të dhënat që marrim nga Meta përdoren vetëm për funksionet e përshkruara më sipër. Nuk i transferojmë te ndërmjetës të të dhënave dhe nuk i përdorim për profilizim ose vendime automatike mbi individët. Biznesi mund ta shkëpusë lidhjen në çdo kohë nga faqja Integrimet, dhe nga ai moment token-i fshihet nga sistemi.

5. Me kë ndahen të dhënat

6. Sa kohë i ruajmë

Të dhënat e një biznesi ruhen sa kohë ai ka llogari aktive. Pas mbylljes së llogarisë ose pas një kërkese për fshirje, i fshijmë brenda 30 ditëve, përveç të dhënave që ligji na detyron t'i mbajmë (p.sh. dokumentet e faturimit).

7. Siguria

Përdorim lidhje HTTPS, kontroll aksesi sipas roleve, ndarje të të dhënave mes bizneseve dhe verifikim të nënshkrimit të webhook-eve nga Meta. Asnjë sistem nuk është plotësisht i pagabueshëm, por i marrim masat e arsyeshme për t'i mbrojtur të dhënat.

8. Të drejtat e tua

Ke të drejtë të kërkosh qasje, korrigjim, fshirje ose kufizim të përpunimit të të dhënave të tua, sipas legjislacionit në fuqi në Shqipëri dhe, kur zbatohet, GDPR. Nëse ke shkruar një biznesi përmes platformës sonë, i njëjti biznes është kontrolluesi kryesor i bisedës tënde; mund të na kontaktosh edhe neve dhe do ta përcjellim kërkesën. Për fshirje, shiko udhëzimet për fshirjen e të dhënave.

9. Ndryshime

Nëse e ndryshojmë këtë politikë, data e përditësimit sipër do të ndryshojë. Për ndryshime të rëndësishme njoftojmë përdoruesit në panel.

10. Kontakt

Pyetje ose kërkesa: edi.zhurka@yahoo.com


Privacy Policy (English summary)

Our platform (menusjaime.space, operated by Eduard Zhurka, Korçë, Albania) lets businesses manage customers and handle WhatsApp, Facebook Messenger and Instagram messages in one inbox.